Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Cllevio ndalohet në aeroportin e Milanos, dështon performanca në Zvicër

Cllevio ndalohet në aeroportin e Milanos, dështon performanca në Zvicër

Reperi shqiptar Cllevio nuk ka mundur të vazhdojë udhëtimin drejt Zvicrës, pasi është ndaluar në aeroportin “Malpensa” të Milanos.

Artisti kishte planifikuar të udhëtonte drejt Zvicrës për të performuar gjatë mbrëmjes në eventin “Rinora 4”, por planet e tij janë ndërprerë gjatë qëndrimit në aeroportin italian.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një postimi në “InstaStory”, ku ka publikuar edhe pamje nga aeroporti.

Në video shihen valixhet e tij në një hapësirë pritjeje, ndërsa krahas pamjeve Cllevio ka shkruar:

“Kjo është dhoma e pritjes para se të të fusin në paraburgim. Më vjen keq Zvicër, Rinora 4”.