Gjenerali Wesley Clark ka folur për takimin me Hashim Thaçin dy ditë para fillimit të bombardimeve të NATO-së ndaj Serbisë.
Ai duke e përshkruar Thaçin si një prej personave me më autoritet të delegacionit të Rambujesë, ka thënë se ai nuk ishte komandat ushtarak.
“U takova me zotin Thaçi njëherë të dytë përpara se të fillojë fushata bombarduese. Ai ishte një prej personave më me autoritet, ishte më i riu. Më bindësi. Ishe personi që ishte veshur më mirë, ishte personi që kishte flokët në mënyrën më të përshtatshme. Meqë e kuptova, ai kishte jetuar në Zvicër, fliste gjermanisht. Nuk fliste shumë anglishte asokohe. Unë nuk flisja shumë gjermanisht dhe ishte e vështirë që të komunikonim me njëri-tjetrin. Por, ai nuk ishte komandanti ushtarak”, tha Clark.