Dje kryeministri i Kosovvës Albin Kurti ka dhënë një intervistë në RTK Prime, shkruan TV Arbëria.
Kurti kryesisht foli për temat që e kanë qenë më të përfolurat në qeverisjen e tij.
Kurti komentoi mbi aktakuzën e dytë të ish kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit, duke thënë se ky i fundit i ka çmendur kundërshtarët tanë.
“Drejtori, kryeshefi Krasniqi 105 milionë euro fitimin KEK-ut në vitin 2022, ky i ka çmendur kundërshtarët tjerë një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij, dhe tash rasti është komplet procedural, jo i ke nënshkrua kontratat ose dokumentet e caktuara me kohë ose jo. Çështje procedural”, ka thënë Kurti në RTK.
Kryeministri gjatë intervistës thotë se në qeverisjen e tij nuk ka punësime familjare.
“Nuk ka punësime familjare, askush nuk punësohet se është kushëri i dikujt. Na nuk ja kemi ndalu të gjithë kushërinjëve që të aplikojnë, a e kuptoni nuk mund të marrë unë ndonjë vendim që ia ndalojë dikujt të aplikojë. Në këtë ndërtesë ku jeni sot asnjëri prej dy vëllëzërve të mi, as prindërve të mi, s’kanë hy kurrë që katër vjet. Asnjë Kurti s’e ki këtu, as Tahiri nga mbiemri i nënës sime”, tha Kurti.
Kryeministri edhe njëherë theksoi se nuk e ka ndërmend të shkojë në Prokurorinë Speciale, pasi që sipas tij pas ftesës së Prokurorisë fshihet një tjetër skenar.
“Unë jam edhe i gatshëm, edhe i interesuar të dëshmojë, por kam kërkuar prej tyre , ashtu siç kamë bërë në të kaluarën të vijnë në kryeministri. Edhe më herët kanë ardhur. Kanë ardhur për raste të tjera kur kanë qenë shumë më të rënda si dëshmitar ndoshta jo. Gjatë mandatit të qeverive të tjera jo mua, por nuk dihen ato, ata i dinë se të njëjtit janë. Këtu ka ndërruar kryeministri, por atje nuk ka ndërruar gjë. Ky është dallimi. Unë nuk po dëshirojë që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk shkoj. Nuk shkojë sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi kryeministri më i pa korruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur edhe mua tash po më trajtojnë si i pandehur nuk e di a e ke vërejtur. Edhe me disa portale të tyre se rrotull prokurorisë janë do kafe ku rrinë këta me gazetarë të këtyre portaleve që i nxjerrin edhe titujt për ministrat e mi. Të njëjtit janë. Pra, prokurorët pinë gjithë ditën kafe me disa gazetarë të caktuar të portaleve të oligarkëve që krijojnë tituj për ministrat e qeverisë Kurti dhe ata po dëshirojnë ta prodhojnë një fotografi të tillë për mediet ndërkombëtarë. Unë nuk jam aktor, por nuk do të pranoj ata të jenë regjisor”, tha Kurti.
Gjithashtu Kurti gjatë intervistës foli edhe për mediat në Kosovë.
“Këta janë tituj të portaleve. Ne jemi në televizion publik. Televizioni publik, gazetarët publik janë tjetër kategori për bindjen time, portalet sot në Kosovë më të vërtetë duhet të pyesësh kush është pronari, prandaj na edhe mendojmë që në Kosovë ka nevojë të bëhet byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Çfarë titujsh po shfaqen nëpër portale me mi sjellë mua si në televizion publik nuk është në rregull”, tha ai.
Kurti për herë të parë foli edhe për mos vizitën e tij në Hagë, të krerëve të UÇK-së, ai tha një arsye për këtë.
“Unë e kam menduar vizitën në Hagë edhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është fakti që duhej plotësuar shumë dokumente formularë, ku ti nënshkruan në Gjykatën Speciale”,, tha kryeministri Kurti në RTK. /TV Arbëria