Ngjarjet e ditës: 03 qershor 2025
08:30
Mbahet dita e dytë e edicionit të tretë të Forumit Ndërkombëtar për Paqen dhe Sigurinë, organizuar nën udhëheqjen e presidentes Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë)
09:00
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, bëjnë inaugurimin e çerdhes së re në Skenderaj. (Rruga “Fazli Gajçevci”)
09:30
Mbahet Konferenca Shkencore “Diaspora Shqiptare dhe Çështja e Kosovës 1912–2008”. (Amfiteatri i Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
10:00
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, mban sesionin informues në kuadër të aktiviteteve për promovimin e programeve të Bashkimit Evropian në të cilat merr pjesë Kosova. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
12:00
Mbahet promovimi i librit “Xhemajl Ramaj – uragan i lirisë”, nga autori Fikret Rama. (Biblioteka “Hajdin Berisha”, në Suharekë)
13:00
Mbahet Dita e Vizitorëve të Shquar (DV Day) për ushtrimin ndërkombëtarë “Defender Europe 25” . (Poligoni i Stërvitjes në Babaj të Bokës, Komuna e Gjakovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
14:00
Federata e Hendbollit të Kosovës nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me NLB Bankës. (Shtëpia e Sporteve, Prishtinë)