Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Çka po paralajmëron ish-ambasadori Dedaj për takimin e nesërm: Vota nuk të jep të drejt të tradhtoni

Çka po paralajmëron ish-ambasadori Dedaj për takimin e nesërm: Vota nuk të jep të drejt të tradhtoni

Ish-ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka thënë se vota nuk të jep të drejtë të tradhtoni.

Kjo deklaratë e tij e përcjell edhe me disa akuza, vjen pasi nesër Kosova dhe Serbia do të diskutojnë në Bruksel mbi planin franko-gjerman, e që ka marrë mbështetje edhe prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Askush dhe asnjëherë, nuk duhet lejuar që në emër te pushtetit dhe të votave, të shkelë mbi integritetin, sovranitetin dhe kushtetutën e Kosovës, mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve te lirisë. Keqpërdorimi i votës së lirë, duhet të dënohet me ligj dhe të parandalohet nga vetë elektorati”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Dedajt, pa ndërhyrje:

Vota nuk të jepë të drejt të tradhtoni!

Askush dhe asnjëherë, nuk duhët lejuar që në emër te pushtetit dhe të votave, të shkelë mbi integritetin, sovranitetin dhe kushtetuten e Kosovës, mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve te lirisë!

Keqëperdorimi i votës së lirë, duhët të denohet me ligj dhe të parandalohet nga vetë elektorati! GjD

Powered by WordPress