Shkruan: Afrim Kasolli
Kushdo që i ka vezhguar dinamikat politike te fundit vitit të kaluar e ka pasur të qartë se caktimi i datës së zgjedhjeve te jashtëzakonshme paralmanentare me 28 dhjetor nga Vjosa Osmani ka qenë interes primar i Albin Kurtit. Arsyet dihen. Prezenca me e madhe e diasporës per festat e fundvitit ishte një aset i shtuar elektoral për Lëvizjen Vetëvendosje. Por nuk duhet harruar fakfin mbi ankthin dhe frikën gjithnjë e më të madhe të qytetarëve të Kosovës nga bllokada e vazhdueshme e vitit te kaluar e cila mund rezultonte në një kolaps financiar, nga mos miratimi i Projekt Ligjit mbi ndarjet buxhetore. Prandaj se më maksimal ky presion aq me profitabile bëhej gjendja për partinë fituese të zgjedhjeve.
Sidoqoftë, në intervistën e para do dite, te Cim Peka, Vjosa Osmani duke dashur të mbrohet nga artileria e sulmeve frontale të Lëvizjes Vetevendosje, pas divorcit politik me Albin Kurtin, e pranoi terthorazi se atë date e ka caktuar si shërbim ndaj këtij të fundit. Dhe se ky anim i saj i hapur politik u deshmua se ishte bërë pas premtimeve të Albin Kurtit se nuk kanë arsye për t’i ndarë rrugët, se i njëjti do ta bëjë të pamundurën për t’ia garantuar mandatin e dytë presidencial, pasi ajo ishte “presidentja më e mirë e shekullit 21”.
Ky fakt, më shumë se asgjë tjetër, dëshmon se ka mjaftuar miklimi i egos së saj personale dhe garantimi i komoditetit politik në “pallatet presidenciale dhe ajo nuk ka asnjë telashe me mbrojtjen e parimeve demokratike dhe kushtetuese.
Megjithatë, edhe përkunder këtyre fakteve, pa hyrë në të tjera që e kanë shoqëruar ate gjatë mandatit të saj si presidente, kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku deklaroi dje se e mirëpret bashkëpunim e ardhshëm politik me Vjosa Osmanin. Madje ai tha se në funskion të ketij misioni kushtet aktuale në Partine e tij janë më të mira se në të kaluarën. Duke nënkuptuar kështu se faji për largimin e saj dhe bashkëpunimin me Kurtin në dëm të LDK-së duhet kërkuar të ish-drejtuesit e këtij subjekti politik dhe jo te ajo personalisht.
Për më shumë, kjo gatishmëri e Lumir Abdixhikut, për t’i hapur krahët e përqafimit politik për Vjosa Osamanin, tregon se i pari në vend të ndërtimit te një alternative politike ndaj pushtetit aktual, ai ka interes vetëm ta forcojë klientelen e tij partiake. Dhe po ashtu ne vend të ringjalljes se aktivizmit partiak në LDK si kusht për rikthimin e saj politik meton ta shndërrojë këtë të fundit në kështjellë për të mbrojtur privilegjet e kastave te mbyllura në lagjet elitare te kryeqytetit.