Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Deklarohen nga Kuvendi për TV Arbëria: Ja data kur deputetët kthehen në tempullin e demokracisë

Deklarohen nga Kuvendi për TV Arbëria: Ja data kur deputetët kthehen në tempullin e demokracisë

Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës fillon të hënën e tretë të muajit janar, më 15 janar kështu u përgjigj drejtori për media dhe marrëdhënie me publikun në Kuvendin e Kosovës, Musli Krasniqi.

Ai shtoi se në procedurën e shqyrtimit kanë mbetur 45 projektligje të papërfunduara në sesionin vjeshtor, prej tyre për votim në seanca plenare presin:
– Gjashtë projektligje për ratifikimin të marrëveshjeve ndërkombëtare,
– Tri projektligje për miratim
– Shtatë projektligje për shqyrtim të parë.

Monitoriuesit e Kuvendit nuk presin nga kjo legjislaturë që as këtë vit të përmirësohet puna në Kuvend dhe të ketë trajtim të duhur të projektligjeve.

Arber Thaçi, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës tha se këtë vit puna parlamentare do te jetë akoma më e dobët dhe jomeritokratike.

Rënia e projektligjeve të miratuara këtë vit krahasuar me vitin e kaluar sipas Thaçit ka qenë e papritur dhe flet për një lloj vështirësie në kuptim të mobilizimit të shumicës parlamentare nga ana e partisë në pushtet.

Kuvendi gjatë vitit 2023 ka mbajtur gjithsej 78 seanca të cilat për shkak të planifikimit të dobët dhe mungesës së deputetëve prodhuan 27 vazhdime, ndërkaq u mbajtën edhe 13 seanca të jashtëzakonshme dhe dy seanca solemne.

/TV Arbëria

 

 

Powered by WordPress