Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Çka kanë të përbashkët në këto zgjedhje Albin Kurti dhe Bedri Hamza?

Çka kanë të përbashkët në këto zgjedhje Albin Kurti dhe Bedri Hamza?

Shkruan: Afrim Kasolli

Dy lidere në këto zgjedhje deri me tani nuk kane ende arsyetim publik se pse njeri ka qene kundër dhe tjetri është aktualisht kundër një bashkëpunimi politik.

I pari është Albin Kurti. Ai deri me sot nuk ka arritur ende të qartesohet publikisht se pse nuk ishte i gatshëm ta vazhdonte binomin politik me Vjosa Osmanin dhe ta kandidonte këtë të fundit për një mandat të dytë presidencial.

Interpretimet për këtë prishje “traumtike” kane osciluar që nga mungesa e numrave te domosdoshëm në Kuvend, nevojës për një figure konsensuale për President me qëllim që të mos e mbështesin “opoziten per muri” , e deri te teprimet e saj me krikitat ndaj Qeverisë së Kurtit se ka luajtur bixhoz me politikën e Jashtme të shtetit.

Vete kryeministri në detyrë ka qene i heshtur deri me tani për këtë ndarje. Ndërkohë, analistet këtë divorc e kane parë me shumë si pasojë e zilisë se liderit te Vetëvendosje për shkak të depërtimit të Vjosa Osmanit në teatrin e politikës ndërkombëtar, diçka që Kurti nuk ka qene në gjendje ta kaperdije aq lehtë.

Dhe personi i dyte eshte Bedri Hamza. I njëjti ende nuk asnje arsyetim se pse nuk ka nje përgjigje pozitive për një koalicion parazgjedhor me Fatmir Limajn, edhe pse tashmë baza elektorale e kesaj partie gjithnje e më të madhe eshte duke u shprehur në favor te ketij bashkëpunimi. Shihet qartë se kjo shtesë ka nostalgji për kohën kur Limaj ishte pjesë e këtij subjekti. Po ashtu e njejta këtë rikthim e sheh si një interes jashtëzakonisht pragmatik për ta forcuar veten elektoralisht.

Edhe në këtë rast rrethet e ngushta te kryetarit Hamza këtë mungesë vullneti e kane arsyetuar me faktin se Limaj i takon “klubit të stërvjetruar politik”. Por pa shkuar hiç me tutje sesa sot, vete rikthimi i komandant Remit në këtë subjekt e demanton kete prentedim.

Ndërkohë, vetë Bedri Hamza ka qene i heshtur. Kurse shumë analiste kete ngurim zyrtar te PDK-se e kane pare me trubulencen që mund ta shkaktojë Fatmir Limaj te një pjese e strukturave drejtuese te këtij subjekti politik, qe jane rahtuar në hierarkinë e partise, por qe nuk kane ndonje lidhje me bazen elektorale të saj.

Pra në të dy rastet këto ngurime kanë ndikuar qe si Albin Kurti ashtu edhe Bedri Hamza ta humbin debatin publik për këtë refuzim. Se si do te reflektohet në vota kjo manovër e tyre mbetet te shihet. Megjithatë është e pritshme që të ketë bilanc negativ.

Ne rastin e PDK-se gjasat jane shume të mëdha që te dalë partia e tretë në këto zgjedhje. Por mbase, ky edhe mund te jetë qellimi i atyre që marrin sot vendime në krye të PDK-se. Nuk eshte me rendesi performance e përbashkët Partisë, por fitoret e tyre te brendshme pavarësisht disfates se jashtme.