Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Çka kanë të përbashkët Edi Rama dhe Milorad Dodik?

Çka kanë të përbashkët Edi Rama dhe Milorad Dodik?

Shkruan: Afrim Kasolli

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe lideri i deritanishëm zyrtar i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, dallojnë në masë të madhe ndërmjet vete. I pari është një lider që nominalisht e quan vetën majtist, shfaqet si politikan post-nacionalist dhe e karakterizon dedikimi i tij vetëm ndaj agjendës euroatlantike. Kurse i dyti është një ultra nacionalist i djathtë me lidhja të hapura ditura me Putinin. Për me shumë interesi i tij është që ta shndërrojë veten dhe entitetin e Republika Serpskes në Bosnje në trampoline të interesave të Kremlinit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Por përkundër këtyre dallimeve formale dhe përmbajtesore, ata i bashkon një logjikë në mase të madhe identike sa i përket rrugës që e kanë zgjedhur për të depërtuar në administratën Trump.

I pari deri vonë ishte në Listën e Zezë të SHBA-ve, për shkak të rolit të tij destruktiv në minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe përfshirjes në afera korruptive. Por para pak kohe ky sanksionim amerikan u suspendua befas. Atëbotë mediumi CNN shkruante se kjo kthesë mbase kishte të bënte me lobimin intensiv te kompanive të kontraktuara nga Milorad Dodiku, duke e paraqitur liderin nacionalist serb para presidentit Trump, si një pishtar të “vlerave të krishtere” në një vend me shumicë myslimane dhe që është viktimë e komploteve të brendshme ngjashëm si vetë presidenti.

Këto prentedime nuk mund të mohohen as pohohen, megjithatë sipas të gjitha gjasave faktori kryesor qe e ka kushtëzuar këtë amnistim diplomatik të këtij lideri autokrat ka të bëjë me pajtimin e tij për ta lejuar kompanisë
“AAFS Infrastructure and Energy” ta fitojë licencën e ndërtimit të një gaz përçuesi në Bosnjë dhe Hercegovinë. Titullar të kesaj kompanie figurojne dy njerëz shumë të afërt me Presidentin Donald Trump. Sipas mediumit the Guardian, ata janë; Jesse Binnall dhe Joe Flyn. I pari “është një një avokat i njohur që mbështet fuqishëm kauzën MAGA. Ai ishte pjesë e fushatës së vitit 2016 që e çoi Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Në vitin 2020, ai ishte një nga zërat kryesorë që vinin në dyshim fitoren e Joe Bidenit. Ai deklaroi: “Donald Trump fitoi … pasi të merren parasysh mashtrimet dhe parregullsitë që ndodhën.” Ai mbrojti Trumpin dhe djalin e tij të madh, Donald Trump Jr., kundër një padie që synonte t’i mbante përgjegjës kur protestues të dhunshëm u përpoqën të përmbysnin rezultatin duke sulmuar ndërtesën e Kapitolit” Po ashtu vazhdon mediumi në fjale “Binnall u njoh me vëllain e Flynnit, Joe Flynn, një sipërmarrës në sektorin e kujdesit shëndetësor. Ata ishin bashkëaktivistë në përpjekjet për të diskredituar fitoren e Bidenit. Flynn shërbeu si president i njërit prej organizimeve më të financuara të kësaj lëvizjeje, America Project. Ai ishte gjithashtu këshilltar i Trumpit në fushatat presidenciale të viteve 2020 dhe 2024”.

Me herët ishe menduar që këtë investim do ta kryente një kompani vendore. Por për shkak se kjo kundërshtohej nga entiteti i serbeve të Bosnjes ky projekt u pezullua. Dhe vetëm pas pajtimit të Milorad Dodikut që këtë gaz përçues ta fitonte kjo kompani amerikane e afërt me presidentin Trump atëherë pritet shumë shpejt që të fillojnë punimet për këtë mega projekt. Këtu duhet kujtuar se Michael Flynn, për shkak te lobimit të tij ne favor të Milorad Dodikut ishte ishte kontraktuar për një pagesë prej 100,000 dollarë për një muaj pune.

Në anën tjetër me 7 Prill, djali i presidentit amerikan Donald Trump Jr, u prit në nga djali i Dodikut, Igor Dodik në qytetin e Banja Llukes. Ky i fundit e siguroi të parin se “Amerika dhe administrata republikane e udhëhequr nga babai juaj do të keni një aleat të besueshëm, të sinqertë dhe të krishterë në këtë pjesë të botës.”

Kjo qasje trasnaksionale si mundësi ideale për ta fituar simpatinë e presidentit Trump, siç u pa në rastin e Milorad Dodik, duke i krijuar akses firmave të lidhura me familjen dhe rrethin e ngushtë të tij duket që është përvetësuar edhe nga Edi Rama. Ky i fundit sipas te gjitha gjasave ende i vuan personalisht para administratës Trump, pasojat e nje papjekurie diplomatike, kur në media ndërkombëtare i tregonte botes mbi apokalipsin që e pret njerëzimin nëse do të fitonte Donald Trump. Për fatin e tij të keq ndodhi pikërisht ky parashikim ogurzi.

Prandaj, korigjimi i këtij gabimi nuk ka si të ndodh ndryshe pos duke ia siguruar një mega investim turistik vajzes dhe dhènderit të tij, Xhared Kushner dhe Ivanka Trump në ishulln e Sazanit, por edhe në zonën nga Pishë-Poro deri në Zvërnec.

Derisa në qeverisjen e Edi Rames, Shqipëri tashmë sipas raporteve ndërkombëtare nuk është me as një vend demokratik, por një autokraci elektorale, duket që Edi Rama në stilin e Milorad Dodikuk e ka hallin si ta rehabilitoje veten me projekte te dyshimta kuadër të administratën Trump.