Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çka gjeti policia në aksionin e djeshëm në veri?

Çka gjeti policia në aksionin e djeshëm në veri?

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar lidhur me aksionin e djeshëm të policisë së Kosovës në veri.

Në një postim në Facebook, Sveçla bën të ditur se aksioni rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira e të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke u parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona.

Tutje, në postimin me disa fotografi, ministri thotë se Kosova nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cënojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona.

Postimi i plotë: