Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Çka fshihet prapa trazirave të rralla në Korenë e Jugut

Çka fshihet prapa trazirave të rralla në Korenë e Jugut

Presidenti i Koresë së Jugut po përballet me shkarkim pas vendimit të pazakontë për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Presidenti Yoon Suk Yeol ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për të mbrojtur shtetin nga forcat komuniste të Koresë së Veriut dhe për të eliminuar elementet anti-shtetërore.

Mirëpo vendimi i tij është parë si shmangie e presionit dhe serisë së skandaleve personale.

Vetëm dy orë pas vendimit të tij, deputetët ia mësynë Asamblesë Kombëtare dhe votuan për bllokimin e këtij vendimi.

Disa prej tyre është dashur të kalojnë nëpër barrikadat e vendosura për të hyrë në Asamble.

Gjithashtu, opozita ka kontrollin e plotë të parlamentit dhe presidenti e ka të pamundur të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

Por në muajt e fundit, presidenti jugkorean po përballej me presionin pas akuzave se gruaja e tij ishte e përfshirë në korrupsion.

Ajo është akuzuar edhe për ndikim. Opozita ka tentuar të niste hetime të veçanta ndaj bashkëshortes së tij, por presidenti i kishte bllokuar këto përpjekje.

Në të njëjtën kohë, opozita ka nisur procedurat e shkarkimit për anëtarët e kabinetit të presidentit, kryesisht të agjencisë së aludimit, pasi ka dështuar të hetojë zonjën e parë.

Themes by WordPress