Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Çka dihet për tunelet misterioze nëntokësore të përdorura nga Hamasi?

Çka dihet për tunelet misterioze nëntokësore të përdorura nga Hamasi?

Tunelet e panumërta nën Gaza njihen më së miri si kalime që përdoren për të kontrabanduar mallra nga Egjipti dhe për të nisur sulmet në Izrael.

Por ekziston një rrjet i dytë nëntokësor që Forcat Mbrojtëse të Izraelit i referohen në bisedë si “metroja e Gazës”. Është një labirint i madh tunelesh, sipas disa llogarive disa kilometra nën tokë, që përdoren për të transportuar njerëz dhe mallra; për të ruajtur raketat dhe rezervat e municioneve dhe në të janë qendrat e komandës dhe kontrollit të Hamasit, raporton CNN.

Hamasi në vitin 2021 pretendoi se kishte ndërtuar tunele me gjatësi prej 500 kilometra nën Gaza, megjithëse është e paqartë nëse kjo shifër ishte e saktë.

“Është një rrjet shumë i ndërlikuar, shumë i madh – i madh – tunelesh në një pjesë mjaft të vogël territori”, tha Daphne Richemond-Barak, një profesoreshë në Universitetin Reichman të Izraelit dhe eksperte për luftërat nëntokësore.

Tunelet kanë qenë mjet tërheqës i luftës që nga kohërat mesjetare. Sot ata u ofrojnë grupeve militante si Hamasi një avantazh në luftën asimetrike, duke mohuar disa nga avantazhet teknologjike të një ushtrie më të avancuar si ajo izraelite.

Ajo që i bën tunelet e Hamasit të ndryshëm nga ato të Al Kaedës në malet e Afganistanit është se ai ka ndërtuar një rrjet nëntokësor nën një nga zonat më të dendura të populluara në planet.

Që nga sulmi terrorist i 7 tetorit në Izrael, në të cilin u vranë të paktën 1,400 njerëz, kryesisht civilë, ushtria izraelite ka pretenduar vazhdimisht se Hamasi është fshehur brenda këtyre tuneleve “nën shtëpi dhe brenda ndërtesave të populluara me civilë të pafajshëm të Gazës”, duke i kthyer ato në mburoja njerëzore.

/TV Arbëria

Powered by WordPress