Qyteti i Pejës ditën e nisi me një ngjarje tragjike që tronditi të gjithë Kosovën. Një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij.
Lajmin për TV Arbërinë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se policia është informuar për rastin rreth orës 08:00 në mëngjes. Rasti ka ndodhur përkatësisht në rrugën “Bill Klinton”.
Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Rugova tha se i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në stacionin policor në Pejë.
“Sot rreth orës 08:05 minuta, Policia është informuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë. Ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Vlen të ceket se i dyshuari për rastin është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje në stacionin policor në Pejë”, tha Rugova për TV Arbërinë.
Lajmin për TV Arbërinë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Nikçi tha se personi i dyshuar ndodhet në statcion policor, dhe prokurori i rastit është në vendin e ngjarjes.
Tutje ai tha se arma e zjarrit është konfiskuar./ TVArbëria