Ka filluar inkursioni i Forcave Mbrojtëse të Izraelit në Liban të cilin kabineti i sigurisë së Izraelit e ka quajtur “fazën e ardhshme” të luftës me Hezbollahu. Siç dihet kjo është hera e katërt që ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë në territorin libanez gjatë 2 dekadave, dhe hera e parë që nga lufta 34-ditore në vitin 2006.
Shtrirja e këtij inkursioni është e paqartë: zyrtarët izraelitë e kanë karakterizuar atë si të kufizuar dhe se nuk bëhet fjalë “okupim afatgjatë”.
Por zyrtarët kanë refuzuar të thonë se sa thellë do të hyjnë trupat izraelite në vend ose sa kohë pritet të zgjasë operacioni.
Operacionet e mëparshme ushtarake, të shpallura fillimisht nga Izraeli si të kufizuara në qëllimet e tyre, kanë provuar të jenë gjithçka përveç kësaj. Shembuj përfshijnë okupimin shumëvjeçar të Izraelit në jug të Libanit, që filloi në vitin 1982 me qëllimin e deklaruar për një mision të shkurtër dhe të kufizuar për të shkatërruar Organizatën për Çlirimin e Palestinës.
Më së fundi, ushtria e Izraelit shpalli një operacion “të kufizuar” në Rafah, në jug të Gazës, që la qytetin në rrënoja.
Si ka reaguar SHBA?
Vëmendja është përqendruar në mënyrën se si SHBA, poi bëhet gjithnjë e më pafuqishme për , për të kufizuar aleatin e saj ose për të ndikuar në një krizë rajonale që po përkeqësohet shpejt.
SHBA është një ofrues kyç i armëve të Izraelit —— por Biden dhe këshilltarët e tij kanë vazhduar të kërkojnë një zgjidhje diplomatike. /tvarbëria/