Ekipi i “National Geographic” ishte duke xhiruar një dokumentar në muajin e kaluar në afërsi të majës së Everestit kur gjeti një çizme me gjithë këmbën në të.
Çizmja besohet se i përkiste Andrew Comyn “Sandy” Irvine, i cili ishte zhdukur teksa po bënte përpjekje të ngjitej në Everest në qershorin e vitit 1924 me partnerin e tij George Mallory.
Më interesante e ka bërë edhe fakti se potencialisht mund të zgjidh misterin më të madh të alpinizmit: nëse dyshja ka arritur majën duke u bërë njerëzit e parë që ngjitën Everestin, 29 vjet para Edmund Hillaryt dhe Tenzing Norgay që arritën majën.
Aventuristi i njohur Jimmy Chin, i cili po i printe ekipit të dokumentarit, ka thënë se zbulimi i çizmes bashkë me këmbën në të “është moment monumental dhe emocional”.
Numër i madh i njerëzve ka kërkuar për trupin e Irvine, sidomos për arsyen se 22-vjeçari kishte me vete një fotoaparat, me të cilin besohet se ka shkrepur fotografi duke u ngjitur në majë.
Gjetja e çizmes është hapi i parë drejt gjetjes së trupit, ndoshta edhe fotoaparatit të tij.
Familjes i është dhenë ADN-ja, duke konfirmuar se është këmba e Irvine.