Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > City pëson humbjen e dytë radhazi, Brajan Gruda i Brightonit shënon golin e fitores

City pëson humbjen e dytë radhazi, Brajan Gruda i Brightonit shënon golin e fitores

Manchester City e ka pësuar edhe humbjen e dytë radhazi në Premierligë, edhe atë në vetëm xhiron e tretë të sezonit.

“Cityiens” u mposhtën 2-1 nga Brightoni në “AmEx Stadium”, pasi ishin duke udhëhequr në pjesën e parë.

Ishte Erling Haaland që shënoi në minutën e 33-të të ndeshjes, për të vënë në epërsi skuadrën mysafire.

Golit të Cityt iu kundërpërgjigj fillimisht një ish-lojtar i tyre, me James Milner që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 66-të. Milner shënoi nga penalltia.

Në minutat e fundit të kohës së rregullt, lojtari me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda shënoi për epërsinë e Brighton, gol që ia siguroi edhe fitoren e parë të sezonit klubit të tij.

Gruda pranoi një pasim të mirë nga Kaouro Mitoma, duke finalizuar pas një lëvizje të mirë që ‘mashtroi’ Traffordin dhe Ait Nourin.

Ndeshja u mbyll me shifrat prej 2-1 dhe kështu, Brightoni shkon në kuotën e katër pikëve në këtë fillimsezon, teksa City mbetet në tri pikë të fituara.