Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​City-Bayern, formacionet e mundshme

​City-Bayern, formacionet e mundshme

Përplasja ndërmjet Manchester Cityt dhe Bayern Mynihut është njëra nga më interesantet në fazën çerek finale të Ligës së Kampionëve.

Dy gjigantët evropianë ballafaqohen sonte në stadiumin “Etihad” me fillim nga ora 21:00, në një sfidë të zjarrtë.

Trajneri i skuadrës gjermane Thomas Tuchel e ka konsideruar ndeshjen e sotme si njërën nga më të mira që mund t’i ofronte kjo garë dhe futbollit evropian, ndërsa Pep Guardiola ka thënë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kjo është ajo që ka të bëjë me konkurrencën dhe për të fituar duhet mposhtur më të mirët.

Këto janë formacionet e mundshme:

Manchester City (3-2-4-1): Ederson; Akanji, Ruben Dias, Ake; Stones, Rodri; Bernardo Silva, De Bruyne, Gundogan, Grealish; Haaland

Bayern Mynih (4-2-3-1): Sommer; Pavard, de Ligt, Upamecano, Davies; Goretzka, Kimmich; Sane, Musiala, Coman; Muller

/TV Arbëria

Powered by WordPress