Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Dielli do të lindë përsëri

Çitaku viziton Thaçin në Hagë: Dielli do të lindë përsëri

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka bërë të ditur se e ka vizituar ish-presidentin Thaçi që po mbahet në paraburgim në Hagë.

Ajo ka thënë se krerët e UÇK-së që po mbahen atje, nuk janë as të rëndomtë dhe as për çështje fati.

“Fatin e tyre nuk ua dhuroi askush, ata e shkruan vetë, me zgjedhje të guximshme, të rënda si plumbi, por të drejta e të bardha si drita.”, ka shkruar ajo.

Tutje Çitaku thotë se asnjëri nga Thaçi, Krasniqi, Veseli e Selimi nuk po sillet me mentalitetin e viktimës.

“Sepse për ta, liria nuk ishte fjalë, por gjak. Nuk ishte privilegj, por detyrë. Dhe për të, ata dhanë gjithçka. Po vazhdojnë të japin, duke mos mundur t’u hedhin as një grusht dhe mbi varret e prindërve që i patën mallë gjithë jetën”.

“Ata sot janë në paraburgim, por nuk janë të robëruar. Sepse muret nuk e ndalin dot frymën e lirë. Sepse e vërteta ecën më shpejt se çdo vendim gjykate. Dhe sepse liria, si dielli, nuk ndalet nga retë, ajo gjithmonë gjen çarjen për të shpërthyer në dritë.”, ka shkruar Çitaku.