Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çitaku uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

Çitaku uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë

 

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka uruar Kosovën në shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë.

Ajo e përshkruan 17 shkurtin e 2008-ës si një ditë të ftohtë, por njëkohësisht si ditën më të ngrohtë të shekullit, përcjell Klankosova.tv.

“Ishte ftohtë atë ditë Shkurti të vitit 2008.  Por ishte njëkohësisht edhe dita më e ngrohtë e shekullit.  Urime Dita e Pavarësisë Kosovë”, ka shkruar Çitaku në Facebook.