Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku thotë se PDK nuk shkon nesër në seancën e orës 11:00 të thirrur nga VV

Çitaku thotë se PDK nuk shkon nesër në seancën e orës 11:00 të thirrur nga VV

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se PDK-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e së mërkurës të orës 11:00, e thirrur nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sot kemi pasur mbledhjen e GP bashke me Kryetarin Hamza, dhe ne nuk do te marrim pjese ne seancen e parë. Para fillimit te seances do te mbajme konference per shtyp”, ka konfirmuar Çitaku për Gazetën Express.

Edhe partitë e tjera opozitare, LDK, AAK dhe NISMA kanë konfirmuar mospjesëmarrjen.

Kjo pasi thonë se është thirrur pa konsultim me partitë politike.