Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, shterjen e zgjedgjeve, për më shumë se 4 muaj e ka quajtur dështim të Qeverisë.
Tutje Çitaku ka shtuar se, PDK është bashkuar në konsensus, për t’i shtyrë zgjedhjet, pasiqë e vetme nuk dëshiron të kandidojë në veri.
Ajo ka porositur Qeverinë që deri në prill, të merret shumë më seriozisht çështja e veriut të vendit.
“Kemi shpallur kandidaturat për zgjedhje në komunat veriore, sepse mospjesëmarrja jonë do të inkurajonte edhe më tej grupet dhe bandat kriminale. Sot presidentja na ftoi në takim konsutltativ për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Ajo që duam qartë është se institucionet e Kosovës, Qeveria ka dështuar të krijonë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në vend. PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri, sepse ishte mendim i të gjitha partive që zgjedhjet të shtyhen, dhe ne iu bashkuam këtij konsensusi”.
“Nga tash deri në prill kur mund të mbahen zgjedhjet, kërkojmë nga qeveria dhe institucionet, Policia e Kosovës, kryeministri që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht. Shumë pak mund të ndryshojë gjendja në terren, në rast se qasja e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon. Nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale. E kuptuam sot që institucionet e Kosovës nuk janë gati. Ky është dështim. Për hir të konsensusit në vend ne do të marrim pjesë në zgjedhjet e prillit dhe kërkojmë nga institucionet e Kosovës që gjendjen në veri ta trajtojë seriozisht e jo me tastatura të facebookut”, ka thënë Çitaku.
/TV Arbëria