Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Çitaku pret Hofreiterin, kërkon mbështetje të shtuar nga Gjermania për Kosovën

Sekretarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka pritur sot në takim kryetarin e komisionit për çështje të Bashkimit Evropian në Bundestagun gjerman, dr. Anton Hofreiter dhe delegacionin e tij.

“Në takim u diskutua për aktualitetin politik në Kosovë, integrimin euroatlantik dhe rëndësinë e anëtarësimit të vendit në organizata ndërkombëtare, përfshirë Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftim.

Ajo kërkoi mbështetjen dhe vëmendjen e shtuar të Gjermanisë ndaj Kosovës në këtë periudhë sfidash të vazhdueshme, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.