Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku: Njohja nga Siria është lajm i mirëseardhur në këtë kohë të vështirë për Kosovën

Çitaku: Njohja nga Siria është lajm i mirëseardhur në këtë kohë të vështirë për Kosovën

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar njohjen e Sirisë ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Çitaku tha se është lajm i mirë në një kohë të vështirë, siç e cilësoi ajo.

“Njohja nga Siria është lajm i mirëseardhur, veçanërisht në këtë kohë të vështirë për Kosovën. Ajo dëshmon se puna e përkushtuar dhe koordinimi i kujdesshëm me aleatët tanë vazhdon të japë rezultate konkrete. Çdo hap drejt rritjes së subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës është një fitore për qytetarët tanë dhe për të ardhmen e vendit tonë”, tha ajo.