Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten Osmani, kryeministrin Kurti për takimet që kanë zhvilluar së fundi në kuadër të Konferencës në Mynih.
Ajo tha se sot “palë” është Serbia e “temë” Kosova.
Sipas saj, me liderët e sotëm kanë filluar të mbyllen dyert që Kosova i kishte hapur.
“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së. Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura”, ka shkruar ajo.
/TV Arbëria