Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas mungesës së vazhdueshme të kuorumit në Kuvend.
Çitaku ka thënë fajësuar partinë në pushtet që po dështon të siguroj shumicën e nevojshme në Kuvend, duke thënë se kjo është papërgjegjësi.
“Një parti që ka fituar mbi 50% të votave dështon në mënyrë të vazhdueshme të sigurojë shumicën e nevojshme në Kuvend. Papërgjegjësi e skajshme”, ka shkruar Çitaku.
Ajo ka shtuar se Kuvendi nuk është për shou, është vend pune.
“Puna e parë dhe kryesore e deputetëve është miratimi dhe inicimi i nismave ligjore. Jo hajt pak. Jo deklarimet jashtë rendit të ditës. Jo show. Është vend pune. Është kontratë me qytetarin”, ka shkruar Çitaku.
/TV Arbëria