Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Çitaku: Kurti nuk e mban në detyrë Martin Berishajn pa ndonjë zor të madh

Çitaku: Kurti nuk e mban në detyrë Martin Berishajn pa ndonjë zor të madh

Mediat sllovene kanë raportuar për dyshimet se ka transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt me kompaninë energjetike në Beograd, “GEN”.

Për këtë, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri, Albin Kurit “pa një zor të madh” nuk e mban Berishajn në detyrë.

“Martin Berishaj vazhdon të jetë Ambasador, përkundër skandaleve të publikuara në mediat Slovene”.

“Kryeministri, në këto rrethana pa një zor të madh nuk e mbanë në detyrë Martinin”, ka shkruar Çitaku në Facebook.