Në prag të shpalljes së vendimit për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se Kosova po i pret në shtëpi Hashim Thaçin, Kadri Veseli, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
Përmes një postimi në Facebook, ajo tha se vendi po i pret me zemër, shpresë e besim.
Postimi i plotë:
Më pak se 24 orë pritje.
Kosova po ju pret, çlirimtarë.
Me zemër. Me shpresë. Me besim.
Ju presim në shtëpi.