Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > ​Çitaku kërkon dënim maksimal për vrasësin e gruas shtatzënë

​Çitaku kërkon dënim maksimal për vrasësin e gruas shtatzënë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje 35-vjeçe sonte në oborrin e Klinikes Gjinekologjike.

Ajo tha se është e shokuar dhe se s’ka fjalë për krimin që ndodhi.

“E shokuar! Nuk kam fjalë për krimin që ndodhi pak më parë në QKUK, ku ish-bashkëshorti dyshohet se ka vrarë gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë. Dy gra që vriten pikërisht brenda periudhës së kampanjës kundër dhunës me bazë gjinore. Për mostrumin e sotëm që shoi dy jetë, një në mes e tjetrën pa filluar ende, dënim maksimal. Shteti të reagojë fuqishëm dhe pa kompromis. Ngushëllimet më të thella familjes. E pikëlluar sa s’ka”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ndryshe, një person ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë në oborrin e objektit të Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. Gruaja shtatzënë raportohet se ishte duke pritur për të lindur.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Powered by WordPress