Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Çitaku godet me ironi Kurtin: “Dy dhuratat” për qytetarët nga qeveria-ndërprerje të energjisë dhe paralajmërimet për sulme nga Serbia

Çitaku godet me ironi Kurtin: “Dy dhuratat” për qytetarët nga qeveria-ndërprerje të energjisë dhe paralajmërimet për sulme nga Serbia

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka goditur me ironi qeverinë e Kosovës përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ku shkruan se dje në vigjilje të Kërshëndellave, qytetarët e Kosovës pranuan dy “dhurata” nga qeveria. 

“E para, ndërprerjet e gjata të energjisë elektrike shoqëruar me faturat astronomike për qytetarët tanë, dhe e dyta, paralajmërimet apokaliptike të Kryeministrit për sulme nga Serbia.  Pra, mantra e vetme operuese e kësaj kaste udhëheqësish është mbjellja e pasigurisë, paparashikueshmërisë, dhe frikës.  Turp kryeministër. Keni ardhë në detyrë me mandat të fuqishëm për të zgjidhur probleme, jo për tu bërë falltor”, ka thënë Çitaku.

Ajo i është drejtuar kryeministrit Kurti, se detyra e tij është që t’i mbani dritat ndezur, t’i parandaloni sulmet, dhe të krijoni ambient të sigurt.

“E jo të na thuani “shujë, se mundet me u ba edhe ma keq. Jo. Kosova mundet ma mirë”, tha ajo.

Themes by WordPress