Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Çitaku falënderon Elisa Spiropalin për vizitën te Hashim Thaçi: T’u rrit nderi, falë jush luftëtarët s’janë pa atdhe

Çitaku falënderon Elisa Spiropalin për vizitën te Hashim Thaçi: T’u rrit nderi, falë jush luftëtarët s’janë pa atdhe

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka falënderuar ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, për vizitën që ajo i bëri ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka shprehur mirënjohje për gjestin e Spiropalit, duke theksuar se prania e saj ka domethënie të madhe për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim nga Gjykata Speciale.

“Elisa, tu rritë nderi. Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe,” ka shkruar Çitaku.

Ministrja shqiptare Elisa Spiropali, pas takimit me Thaçin, kishte deklaruar se ish-presidentin e gjeti në gjendje të mirë dhe të informuar për zhvillimet në Kosovë e Shqipëri, duke theksuar se “lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të njolloset dhe baltoset.”