Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku teksa ka shpërndarë deklaratën e Departamentit të Shtetit për pezullimin e Dialogut Strategjik, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti po rrezikon skajshmërish raportin e Kosovës me aleatin me të rëndësishëm strategjik.
Çitaku ka shkruar se Kurti po përpiqet të manipulojë opinionin publik për një grusht votash.
“Vendimi për të pezulluar dialogun strategjik bazohet tërësisht në veprimet e qeverisë kujdestare të Kosovës. Çdo sugjerim se kjo lidhet me Serbinë ose aktorë të tjerë të jashtëm është i pasaktë dhe një përpjekje për t’u shmangur nga çështjet thelbësore të përfshira “ – thotë Departamenti i Shtetit.
Megjithatë, A.K i jep vetes të drejtë që, në përpjekjen e tij për t’u hedhur hi syve qytetarëve të Kosovës, të mashtrojë publikisht për arsyet e pezullimit të dialogut me Serbinë.