Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas vendimit të sotëm në mbledhjen e Qeverisë për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut në të gjitha institucionet publike.
Ajo përmes një postimi këtë veprim e ka quajtur si të duhur por, krahas kësaj pati edhe disa kërkesa të tjera për Qeverinë Kurti.
“Ndalohet TikTok-u në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Lajm i mirë ky.
Me këtë harxh, ndaloni edhe kontratat njëburimore, shkeljet serike të Kushtetutës, subvencionet për familjarë” shkroi Çitaku në Facebook.