Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çitaku: A e duam Kosovën anëtare të NATO-s dhe BE-së?

Çitaku: A e duam Kosovën anëtare të NATO-s dhe BE-së?

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook ka parashtruar një pyetje – A e duam Kosovën anëtare të NATO-s dhe BE-së?, pyetje kjo e cila duhet të ketë përgjigjie.

“Pasi e futën Kosovën nën sanksione, e izoluan dhe i cënuan ndjeshëm aleancat më jetike që kemi si shtet, gjenitë e diplomacisë kosovare paskan filluar të mirren edhe me kualitetin e diplomacisë gjermane”, shkroi Çitaku në Facebook.

Postimi i plotë:

Pasi e futën Kosovën nën sanksione, e izoluan dhe i cënuan ndjeshëm aleancat më jetike që kemi si shtet, gjenitë e diplomacisë kosovare paskan filluar të mirren edhe me kualitetin e diplomacisë gjermane.

Si shoqëri, një pyetjeje duhet t’i japim përgjigje:

A e duam Kosovën anëtare të NATO-s dhe BE-së?

Nëse përgjigjja është po, atëherë urgjentisht duhet ta ndërrojmë timonierin.

Nëse përgjigjja është jo, atëhere jemi në rregull, vazhdojmë me hapa të sigurtë drejt izolimit, varfërisë dhe marrëzisë.

/TV Arbëria

Themes by WordPress