Xhemati Alban është grup militant xhihadist sunit që veprojnë provincën e Idlibit në Siri. Ata njihen për “skuadrën e frikshme të snajperistëve”, duke qenë aktivë në përhapjen e propagandës. Të lidhur me Hay’at Tahrir al-Sham (HTS) ata kanë qenë të përfshirë në disa operacione së bashku, raporton Insajderi.
I përbërë nga shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, numri aktual i anëtarëve të grupit nuk dihet, por besohet se janë rreth 20 anëtarë. Pavarësisht pretendimit se janë krijuar në vitin 2012, pjesa më e hershme e propagandës së grupit daton në vitin 2017.
Nën udhëheqjen e Abu Katada al-Albani (Abdyl Jashari), nga Shkupi, grupi emëroi udhëheqësin e tij ushtarak, siç u caktua nga ish-udhëheqësi i Jabhat al-Nusra, tash lideri i rebelëve sirianë, Abu Mohammad al-Jolani në 2014.
Në një video propagandistike që ishte publikuar në rrjete sociale, shiheshin një ekip prej katër personash nga Xhemati Alban në betejën për Idlibin më 2015-ën.
Luftëtarët e Xhematit Alban kanë qenë aktivë në shënjestrimin e forcave të regjimit në Kabani.
Xhemati Alban ishin edhe aktiv në ofensivën e vazhdueshme, të ripërtërirë të Sirisë Veriperëndimore. Fotografitë e publikuara nga grupi dhe organizatat vartëse të tij, si Albanian Tactical, duket se tregojnë anëtarët e grupit të pranishëm në Aleppo dhe gjithashtu në Hama dhe duke marrë pjesë në ofensiva kundër forcave qeveritare.
Nëpër grupet në rrjete sociale, “Xhemati Alban” ndanin fotografi edhe nga qendrat stërvitore përpara rrëzimit të pushtetit të Asadit. Që të gjithë shfaqen të maskuar, dy muaj para se të binte pushteti i diktatorit sirian.
Pas rënies së regjimit të Asadit, grupet shqiptare nëpër Siri kanë përgatitur një tekst që përkujtojnë shqiptarët që janë vrarë në betejat e Shamit.
“Teksa jemi në prag të rrëzimit të regjimit të Asadit në Siri, kujtojmë vëllezërit tanë shqiptar që ranë në fushëbetejat e Shamit për ta rrëzuar këtë pushtet që nga ditët e para të fillimit të luftës. Allahu i pranoftë dhe ua pranoftë sakrificat e tyre. Ata bënë Hixhret për ta rrëzuar këtë regjim tiranik dhe për ta rikthyer ligjin e Allahut në këtë tokë. Kontributi i tyre dhe i vëllezërve tjerë shqiptar që po e vazhdojnë këtë rrugë, është i çmuar dhe vlerësohet tej mase nga popullata siriane. I përgëzojmë familjet e tyre që rriten dhe edukuan burra të tillë dhe ua urojmë këto çlirime, pasi janë rezultat edhe i gjakut të bijve të tyre të çmuar. I këshillojmë për durim dhe për synim të shpërblimit të Allahut për këto vepra madhështore, dhe i inkurajojmë që të jenë krenar në këto ditë krenarie”, thuhet ndër të tjera në një reagim, pas çlirimit të Sirisë.
Në ditën e çlirimit, është shpërndarë një video e një nga shqiptarëve pjesëtarë të grupeve radikale. Videoja thuhet se vjen nga Damasku, ku përcillet me krisma armësh, teksa folësi në gjuhën shqipe lutet për të vrarit në betejën kundër Al-Assadit.
“Prej Damasit, lusim Allahun që të jenë dita ku muslimantë të jenë krenarë. (Arabisht). Allahu i pastë pranu shehidat tonë“, thuhet ndër të tjera në video.
Nga një xhami në Damask po ashtu dëgjohet i njëjti autor i videos, në të njëjtën ditë. Pra, pas çlirimit të Damaskut.
Alban Jashari, i njohur si pjesëtar i “Albanian Tactical” me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka përkujtuar se si SHBA’ja ofronte 10 milionë dollarë më 2013-ën për kapjen e liderit aktual të rebelëve në Siri.
“Dikur u vendos një shpërblim (nga Amerika) për 10 milion dollarë për atë që zbulonte vendndodhjen e tij, sot e shohim aq shpesh në media duke u shfaqur si një “Komandant triumfues”. Kush tjetër pos Mruted Xhulani All-llahu e shkatërroftë”, ka shkruar Jashari.
Ndërkaq, një pjesëtar tjetër i këtij grupi, Omar Boletin Shala, i ka quajtur “masonë” komandantët e rebelëve izraelitë.
“Masona adhurues të dexhallit, jo musliman as mujahida”, ka shkruar ai.
InDoks e kishte përcjellë këtë grup për muaj të tërë. Kjo njësi ushtarake e përbërë nga shqiptarët, nuk bën vetëm mbrojtje.
Për më shumë detaje, ndiqeni dokumentarin e InDoks: