Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Cili është studijuesi gjerman që sipas Millakut, verifikoi gjuhën shqipe si gjuhë të veçantë

Cili është studijuesi gjerman që sipas Millakut, verifikoi gjuhën shqipe si gjuhë të veçantë

Gjuhëtari, Shkëlqim Millaku në duke folur për Ditën e Mësuesit dhe hapjen zyrtare të Shkollës Shqipe më 7 mars 1887,  ka veçuar njërin ndër studijuesit gjerman i cili sipas tij, ka veçuar shqiptarët si popull i veçantë me identitet të veçantë.

I ftuar në emisionin “N’PULT” në TV Arbëria, Millaku tha se ndër kontributdhënësit më të mëdhenj janë austriakët dhe gjermanët.

“Veçoj studiuesit e huaj të cilët neve si shoqëri na kanë identifikuar dhe na kanë veçuar  të jemi popull i veçantë me një gjuhë të veçantë, dhe identitet të veçantë. Ndër kontributdhënësit më të mëdhenj që i kemi, i kemi austriak dhe gjerman. Në veçanti duhet ta cekim një studiues gjerman, i cili përmes studimeve të tij krahasuese e verifikoi edhe gjuhën shqipe që është gjuhë e veçantë që është Franz Boppi në vitin 1854 dhe e vendosi në mes të gjuhëve të lashta dhe popull i lashtë”, tha ai./TV Arbëria./