Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Cili është plani i PDK-së për rritjen e të ardhurave?

Cili është plani i PDK-së për rritjen e të ardhurave?

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka shpalosur qëndrimet e partisë për rritjen e të ardhurave të qytetarëve, duke kritikuar veprimet e Qeverisë aktuale në raport me inflacionin.

I ftuar në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, Murtezaj tha se masat e ndërmarra nga Qeveria në detyrë përballë inflacionit kanë qenë pothuajse zero ose jo domethënëse.

“Veprimet e Qeverisë në përputhje me inflacionin janë pothuajse zero, ose jo domethënëse. Andaj,  në kë rast PDK ka paraparë, kjo rritja e pagave prej 50 për qind, e cila parashihet të jetë njëra prej masave që do ta ndikojë balancën mes inflacionit që është shkaktuar dhe të ardhurave që do t’i realizojnë qytetarët. Ne nuk jemi për të marrë masa që bien ndesh me Kushtetutën e vendit dhe me ligjet përkatëse. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, vendi funksionon me ekonomi të lirë të tregut, që nënkupton se çmimet në treg vendosen duke u bazuar në ofertë dhe kërkesë, e jo me ligje që kufizojnë ose cenojnë çmimet e tregut. Nëse e ndryshojmë Kushtetutën, atëherë është diçka tjetër, por aktualisht Kushtetuta e përcakton shumë qartë këtë parim”, tha ai në Klan Kosova.