Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Teknologji > Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?

Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?

Makinat e reja të Formula E përshpejtojnë 36 % më shpejt se gjenerata e mëparshme, por gjithashtu 30 për qind më shpejt se makinat e sotme Formula 1.

Formula E tani ka zbuluar gjeneratën e re të veturës garuese GEN3 Evo, e cila duhet të shpejtojë nga 0 në 100 km/h për 1,86 sekonda.

Makinat do të kenë gjithashtu lëvizje me katër rrota dhe do të kenë një modalitet të veçantë të drejtimit të quajtur “Attack Mode”, i cili do të përdoret gjatë parakalimeve.

Bolidat e rinj përshpejtojnë 36 për qind më shpejt se gjenerata e mëparshme, por edhe 30 për qind më shpejt se makinat e sotme F1.

Makinat kanë një shpejtësi maksimale prej 321 km/h, dhe për të përballuar performancën më të lartë, makinat e Formula E morën një gjeneratë të re gomash nga sponsori kryesor Haankook.

Shasia e makinës gjithashtu është ridizajnuar, me një strukturë më agresive dhe më të fortë që menaxhon më mirë rezistencën e ajrit.

Sistemi i ri i fuqishëm i kontrollit të forcës së frenimit mund të rikuperojë pothuajse gjysmën e energjisë së nevojshme gjatë vetë garës.

Është zhvilluar edhe një sistem i karikimit të shpejtë për ‘pit stops’, i cili do të mundësojë ndalesa të shkurtra për karikim 600 kW që do të zgjasë 30 sekonda. /Telegrafi

Themes by WordPress