Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Cilat janë simptomat e etheve të dengës që po përhapen në Evropë

Cilat janë simptomat e etheve të dengës që po përhapen në Evropë

Rreth 130 raste me ethe të dengës janë regjistruar në Bashkimin Evropian dhe në Zonën Ekonomike Evropiane vitin e kaluar, thuajse dyfishi i shifrës së vitit paraprak.

Rastet me ethe të dengës janë në rritje në vendet e Evropës.

Ekspertët mjekësorë kanë thënë bërë thirrje për kujdes ndërsa kanë treguar simptomat e sëmundjes, raporton “Daily Mail”.

Ethet e dengës përhapen nëpërmjet pickimit të mushkonjave tigër.

Simptomat nuk shfaqen nga katër deri në 10 ditë pas pickimit. Disa nga shenjat e pickimit janë si të gripit, po ashtu keni lodhje, dhimbje në nyje dhe muskuj, skuqje në fytyrë, dhimbje koke, dhimbje prapa syve, të vjella.

Zyrtarët shëndetësorë shprehen se kjo sëmundje është në fazën e rritjes. Totali i rasteve të vitit 2023 dhe 2022 është rritur dukshëm krahasuar me 72 raste gjithsej të regjistruara ne kontinent mes viteve 2010 dhe 2021.

Ethet e dengës është virus potencialisht vdekjeprurës, i cili bartet te njerëzit nga mushkonjat e infektuara dhe historikisht njihen si “ethet e kockës së thyer” në vitet 1700, kjo pasi disa nga simptomat kanë qenë dhimbje të muskujve dhe në nyje.

Ekspertët e endemive kanë thënë se shkaku i ndryshimeve klimatike, vendet Mesdhetare janë bërë më të përshtatshme për insektet të cilat bartin sëmundje. Ethet e dengës janë zakonisht të përhapura në Azi Juglindore dhe Amerikë Qendrore e Jugore dhe Karaibe.

Zakonisht pacientët përballen me temperaturë që zgjatë dy deri në shtatë ditë, këto mund të theksohen e të zbuten gjatë kësaj periudhe.

Powered by WordPress