Postimi Javor i 446-të i CIES Football Observatory paraqet 100 klubet me akademitë më fitimprurëse në botë, për sa i përket të ardhurave të krijuara gjatë dhjetë viteve të fundit nga transferimi i lojtarëve që kaluan të paktën tre sezone atje midis moshës 15 dhe 21*.
Skuadra portugeze Benfica është qartësisht në krye me 516 milionë euro, Ajax (376 milionë €) dhe Olympique Lyonnais (370 milionë €) kompletojnë podiumin.
Real Madrid është i 4, ndërkaq habit Barcelona që proklamohet si skuadra që ka akademi të mirë, por nuk është as në 20 akademitë më të shtrenjta!
Të ardhurat e krijuara nga transferimi i lojtarëve të akademisë (2014-2023) në të majtë të shprehura në milionë./tvarbëria/