Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Cikloni Gabrielle, mbi 46 mijë shtëpi pa energji elektrike në Zelandën e Re

Cikloni Gabrielle, mbi 46 mijë shtëpi pa energji elektrike në Zelandën e Re

Banorët në të gjithë veriun e Zelandës së Re po përgatiten për një natë të vështirë pasi cikloni Gabrielle ka goditur vendin me shira të rrëmbyeshëm dhe erëra,të paktën 46 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji nga stuhia, ndërsa qindra fluturime janë anuluar.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në nëntë rajone, duke prekur gati një të tretën e popullsisë 5.1 milionëshe.

Në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, autoritetet më herët kanë evakuuar njerëzit nga 50 shtëpi rreth një kulle 30 metra të lartë që ishte rrezikuar të shembej, kanë raportuar mediat lokale.

Në qytet janë ngritur gjithashtu dhjetëra qendra evakuimi.

Shërbimet e urgjencës kanë raportuar gjithashtu njerëz të bllokuar nga ujërat në rritje, duke përfshirë një familje të bllokuar në një autostradë të përmbytur, shkruan BBC.

Autoritetet kanë thënë se kanë marrë më shumë se 100 thirrje për ndihmë që nga e diela.

Cikloni Gabrielle ka goditur veriun e Zelandës së Re vetëm disa javë pasi Auckland dhe zonat përreth kanë pësuar reshje rekord shiu dhe përmbytje, që kanë mbytur katër persona.

/TV Arbëria

Powered by WordPress