Blog Post

Arbëria TV > Yje > Çifti i famshëm bëhen prindër, publikojnë foto dhe zbulojnë emrin

Çifti i famshëm bëhen prindër, publikojnë foto dhe zbulojnë emrin

Çifti i famshëm, Justin Bieber dhe Hailey Bieber, janë bërë prindër të një djali.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari në llogarinë e tij në Instagram, ku ka publikuar një fotografi ku shihet këmba e foshnjës dhe dora e gruas së tij.

Ai ka zbuluar edhe emrin që i kanë vënë.

“Mirësevjen në shtëpi JACK BLUES BIEBER”, ka shkruar Justin.

Ndryshe, shtatzanënia e Hailey u zbuluar vetëm para rreth tre muajsh. Ajo e fshehu shtatzaninë për plot gjashtë muaj, deri kur dyshja njoftuan për lajmin në Instagram.