A mund të tregojë qërimi i një portokalli dashurinë e vërtetë? TikTok duket se mendon kështu.
Teoria e qërimit të portokallit sugjeron se veprimet tona të vogla, ato kur jemi në gatishmëri të ndihmojmë dikë me diçka të cilën është i/e aftë ta bëjë vetë, tregojnë për një marrëdhënie të shëndetshme.
Nëpër videot virale, njerëzit u kërkojnë partnerëve që t’u qërojnë një portokall. Sa të gatshëm janë ata të ngrihen, të qërojnë portokallin, pa thënë “pse nuk e qëron vetë?!” mund të tregojë shumë.
Teoria nuk përfshin vetëm qërimin e portokallit, por çdo veprim tjetër të ngjashëm.
Në komente, njerëzit vënë në dukje se këto veprime të thjeshta, në dukje të parëndësishme, kanë të bëjnë me të shprehurit e dashurisë pa kushte; kanë të bëjë me dëshirën për të bërë gjëra, sado të vogla, që tjetrin e bën të ndihet mirë.
Kjo, në fund të fundit, është dashuria e vërtetë, apo jo?
/Arbëria TV