Ne jetojmë në një kohë të çuditshme, kur për disa njerëz më shumë ka rëndësi një status në internet sesa çfarë po ndodh realisht në botën e vërtetë.
Në kohën e rrjeteve sociale jeta e dikujt vlerësohet në bazë të fotogravife dhe qëndrimeve që shfaqin në profilet si Facebook dhe Instagram.
Gjykimet për ta shpesh janë të gabuara.Më poshtë janë disa arsye interesante pse çiftet e lumtura nuk postojnë për jetën e tyre, ose postojnë shumë rrallë.
Kur njerëzit janë të lumtur në marrëdhënien e tyre, ata e jetojnë momentin, vendin, kohën bashkë, pa e ndarë me të tjerët.
Në këtë kohë shpesh problemet në çift ndodhin shkaku i rrjeteve sociale. Jetën tuaj ruajeni për vete.
Lumturia e vërtetë vjen thjesht duke qenë në një marrëdhënie të shëndosh me të dashurin-dashurën tuaj.
Askush nuk mund të provojë diçka për të gjithë
Dhe gjëja më e rëndësishme…Hulumtuesit kanë gjetur se çiftet që nuk i përdorin mediat sociale janë më të lumtur se ata që postojnë rregullisht, sepse ata nuk e krahasojnë vazhdimisht jetën e tyre me të kolegëve ose të miqve – që gjithmonë disi duken më të mirë ose më të lumtur.
Ne shumë shpesh harrojmë se të gjitha gjërat tonë të vërteta – marrëdhëniet tona, përvojat tona dhe ndjenjat tona – janë tonat dhe se nuk kanë nevojë për Like dhe Emotikone nga të tjerët.