Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Chollet sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

Chollet sot vjen në Kosovë, pritet të takohet me Osmanin e Kurtin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet do të qëndrojë për vizitë sot në Kosovë, në përpjekje për intensifikimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.

Chollet në Prishtinë do të pritet në takime të ndara nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti.

Takimi mes Osmanit pritet të nis nga ora 13:30, ndërsa ai me Kurtin nga ora 14:30.

Këshilltari i lartë amerikan pritet të takohet edhe me kryetarët e partive opozitare.

Chollet ditë më parë ka thënë se është një moment shumë i rëndësishëm për rajonin, në veçanti mes Kosovës dhe Serbisë.

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, Chollet do të qëndrojë në Shkup, Prishtinë dhe më pas Beograd.

/TV Arbëria