Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka reaguar pasi anuloi vizitën në Kosovë.Ai tha se kjo ndodhi për shkak se ka dalë pozitiv me COVID-19.
Megjithatë, u shpreh se do të mbetet i angazhuar në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me regjionin e Ballkanit.
“Më vjen keq që do të më duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe Bruksel për shkak të një testi pozitiv për COVID. Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres të bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, shkroi ai në Twitter.
I regret that I will have to postpone my trip to the Balkans and Brussels due to a positive COVID test. I will remain engaged in all of the issues in the Balkans region and look forward to making the trip early next year.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) December 12, 2022
/TV Arbëria