Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Chelseat ka arritur marrëveshje të plotë me Thiago Silvan për të nënshkruar një kontratë të re.
Chelsea dhe Silva kanë marrëveshje verbale për rinovim të kontratës deri në muajin qershor të vitit 2024, ku mbrojtësi brazilian do ta vazhdojë të ardhmen në Londër, raporton TV Arbëria.
Drafti i marrëveshjes së re është duke u përgatitur pasi që Thiago Silva dha dritën e gjelbër për ta rinovuar kontratën me “Blutë”.
Kontrata do të nënshkruhet së shpejti, dhe Silva do të jetë njëri nga liderët e skuadrës së Chelseat brenda dhe jashtë fushës në sezonin 2023/24.