Chelsea po vazhdon me transferime, duke qenë skuadra më aktive angleze këtë merkato verore.
Londinezët tashmë kanë arritur marrëveshje me sulmuesin e Wolverhampton, Pedro Neto.
Ky transferim do të ketë koston e 60 milionë eurove, plus 3 milionë të tjera shtesa, në një paketë totale prej 63 milionë eurosh.
Gjithashtu, sipas mediave, testet mjekësore tashmë janë rezervuar për futbollistin portugez.