Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Chelsea i kthehet fitores, shënon Armando Broja

Chelsea i kthehet fitores, shënon Armando Broja

Chelsea është rikthyer tek fitorja pas katër ndeshjeve në Ligën Premier, duke mposhtur në udhëtim Fulhamin me rezultat 2-0 në javën e shtatë.

Pas 18 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Mykhailo Mudryk, që u asistua nga Levi Colwill.

Vetëm një minutë kaloi dhe Chelsea e realizoi edhe të dytin, me Armando Brojën që realizoi nga një asistim i Cole Palmer.

Ky ishte goli i parë i sulmuesit shqiptar për këtë sezon, në startin e tij të parë te skuadra londineze, shkaku i lëndimit të pësuar në sezonin e kaluar.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta pati raste, por jo edhe gola.

Në minutën e 65-të, ishte një situatë shqetësuese për Brojnë, që u largua nga fusha me dhimbje në këmbë, ndërsa në vend të tij u fut Raheem Sterling.

Pas javës së shtatë, Chelsea gjendet në vendin e 11-të me tetë pikë, ndërsa në xhiron e tetë do të ketë punë me Burnleyn.

/TV Arbëria

Powered by WordPress