Atletico Madrid ka refuzuar një ofertë të konsiderueshme nga Chelsea për sulmuesin e tyre të talentuar, Samu Omorodion.
Propozimi i klubit anglez, i cili arrinte në 30 milionë euro me shtesa që mund ta rrisnin shifrën në 40 milionë, nuk ishte i mjaftueshëm për të bindur Los Colchoneros që të linin sulmuesin e tyre të largohet.
20-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane, pasi shkëlqeu në vitin e tij të parë si i huazuar te Deportivo Alaves.
Nigeriani me nënshtetësi spanjolle në 35 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në një tjetër dhe shihet si mjaftë premtues.
Refuzimi i Atletico Madrid për të pranuar ofertën e Chelseat reflekton besimin e tyre në të ardhmen e Omorodion.
Megjithatë mediat spanjolle kanë raportuar se Atletico do të hiqte dorë nga sulmuesi i tyre vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.
Përveç Chelseat në garë për sulmuesin e talentuar janë edhe West Ham United, Borussia Dortmund dhe Roma.