Shumë diskutime këto ditë tek Atalanta. Janë përfolur shumë emra, si në hyrje edhe në dalje, ku njëri mes tyre është edhe ai i Berat Gjimshitit.
gjimshiti
Kjo javë do të jetë vendimtare për kapitenin kuqezi dhe shumë gjëra do të varën nga ai, pasi nëse largohet, strategjitë e klubit do të ndryshojnë. Lënia në stol në miqësoren me AZ Alkmarin është një shenjë për ta mbrojtur lojtarin nga ndonjë dëmtim i mundshëm, por asgjë nuk është përfundimtare. Prej disa ditësh Gjimshiti ka treguar në klub për interesimin që vjen nga Katari, por deri më sot nuk është ende e qartë nëse ai ka pranuar.
Oferta nga Al Rayyan, një klub nga Doha, një nga më të pëlqyerit në Ligën e Yjeve të Katarit, ka mbërritur tashmë në Bergamo rreth dhjetë ditë më parë: 15 milionë për Atalantën dhe një kontratë faraonike trevjeçare për shqiptarin. Beramaskët kanë filluar të lëvizin edhe për të gjetur një zëvendësues të denjë për Xhimin, por situata e Beratit duhet të zgjidhet shpejt, për të mirën e tij dhe të klubit. Megjithatë, do të jetë vetë ai që do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën.
DILEMA – Një nga shtyllat e ciklit fitues të Gasperinit dhe titullar i padiskutueshëm në skuadër, Berat Gjimshiti është në një dilemë të madhe në karrierën e tij. Kapiteni i Kombëtares shqiptare, në moshën 31-vjeçare, po vlerëson nëse do të vazhdojë në një nivel të lartë në Bergamo, të luajë në “Champions League”, të ndjekë trofe (duke nisur nga Superkupa e ardhshme europiane), apo të pranojë një pensionim të artë, me një kontratë të madhe në Katar.